Fillimisht gjatë kësaj vere ishte shumë pranë kalimit te skuadra e Kukësit, teksa presidenti Gjici kishte arritur një akord verbal me të, por më pas verilindorët zgjodhën Shpëtim Duron.

Po flasim për Ilir Dajën, i cili pas aventurës te Flamurtari ka vendosur për t’u rikthyer sërish te Skënderbeu, skuadër në të cilën ka fituar shumë trofe dhe ka pasur dy aventura shumë të suksesshme në Europa League.

Trajneri i njohur ka firmosur pak minuta më parë me Skënderbeun, teksa në zyrën e korçareve ka qenë edhe presidenti Takaj.

Share.