Nicolo Rovella është futbollisti më i ri i Juventusit.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që ylli i Genoas të nënshkruajë me “Zonjën e Vjetër”, por që do të mbetet te skuadra kaltërekuq deri në fund të edicionit, në formë të huazimit.

Ndërkaq, dy futbollistët e Juves, mesfushori 21 vjeçar Manolo Portanova dhe sulmuesi 19 vjeçar Elia Petrelli, do të kalojnë përfundimisht “Luigi Ferraris”.

Këtë e ka konfirmuar vetëm para pak çastesh, vetë ekipi kampion aktual, përmes një komunikate zyrtare.

 

/TV Malisheva

Share.