Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mbrojtësi brazilian, Dani Alves është bërë me skuadër të re.
Pas një sezoni me gjigantin katalunas, Barcelona, Alves tani lë futbollin evropian dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Meksikë te skuadra e Pumas, përcjell TV Malisheva.
Braziliani i bashkohet Pumas si lojtar i lirë, ku kontratat mes dy palëve janë kompletuar, dhe Alves do të luajë në Meksikë deri në qershor të vitit 2023.
Dani Alves ka marrëveshje të plotë me Puman pasi që u largua nga Barcelona me përfundimin e kontratës së tij para disa javëve.
Official, confirmed. Dani Alves joins Mexican side Pumas on free transfer as contract has been completed, it will be valid until June 2023. 🚨🇲🇽 #Pumas
Dani Alves has already completed the agreement with Pumas after leaving Barcelona as free agent few weeks ago. pic.twitter.com/oKlDLU2x5Y
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 22, 2022