Miroslav Klose rikthehet të Bayerni i Mynihut, ku luajti për katër sezone në periudhën 2007-2011.
Sigurisht që në nuk bëhet fjalë si futbollist, pasi 41-vjeçari është tërhequr prej katër vitesh nga futbolli i luajtur, por si ndihmës i trajnerit i Hansi Flick.
“Miro” do të nisë punën te bavarezët më 1 korrik dhe do të jetë e vlefshme deri më 1 korrik 2021, pra për një sezon.
Firma e Kloses nuk ishte lajmi i vetëm sa i përket stafit. Kontrata e 31-vjeçarit Danny Röhl si ndihmës trajner do të zgjatet deri në 30 qershor 2023.
Drejtori i Përgjithshëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, deklaroi se është shumë i lumtur me arritjen e marrëveshjen me ish-futbollistin gjerman.
“Ne jemi shumë të lumtur që Miro ka vendosur ta hedhë këtë hap në ekipin e parë të Bayernit. Ai ka qenë sulmuesi më i suksesshëm gjerman i 15-20 viteve të fundit. Jam i bindur se sulmuesit tanë në veçanti do të përfitojnë nga ai, duke qenë atje si trajner. Miro ishte gjithashtu kandidati i preferuar i Hansi Flick”, u shpreh ai.
Ndërsa vetë Miroslav Klose, pasi firmosi kontratën the se shpreson që me skuadrën e Bayernit ti arrijë objektivat e skuadrës
“Ndihet shumë mirë, e pres me shumë dëshirë detyrën. Njehem me Hansi Flick që kur ishim së bashku në ekipin kombëtar gjerman. I besojmë njëri-tjetrit, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Për mua ky është hapi tjetër në karrierën time si trajner. Shpresoj që të mund të përdor përvojën time për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ndihmuar Bayernin të arrijë objektivat sportive”, përfundoi Klose./ Tv Malisheva