Gjiganti italian, Inter, ditëve të fundit ka zyrtarizuar tre transferime, ndërsa sot klubi i bashkohet edhe një lojtar i ri.

Bëhet fjalë për Henrikh Mkhitaryan, i cili i është bashkuar Interit si lojtar i lirë nga Roma, pasi që me këtë të fundit i skadoi kontrata, përcjellë TV Malisheva.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester United ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare në “Giuseppe Meazza”, duke u bërë nënshkrimi i katërt veror i “Nerazzurrëve” pas ardhjes së Andre Onana, Kristjan Asllanit dhe Romelu Lukakut.

Mkhitaryan shijoi një periudhë të suksesshme në kryeqytetin italian pas largimit nga Premier Liga, ku u shpall kampion i edicionit inaugurues të Ligës së Konferencës në fund të sezonit 2021/22.

Roma ishte përpjekur të negocionte një marrëveshje të re me Mkhitaryan në vitet e fundit, por nuk arriti të binte dakord për kushtet, dhe ai tani i është bashkuar rivalëve të tyre në Serie A, Inter, pasi kontrata e tij skadoi në fund të qershorit.

Në sezonin e fundit, Mkhitaryan arriti të bëjë 44 paraqitje në të gjitha garat për Romën, duke regjistruar pesë gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

Fotot e Mkhitaryan duke nënshkruar kontratën dhe si lojtar i Interit i gjeni më poshtë.

/TV Malisheva

Share.