Basketbollisti Henrik Sirko ka konfirmuar largimin e tij nga Peja.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka falënderuar klubin dhe tifozët.

“Faleminderit Peja dhe ‘Shqiponjat’ për gjithçka”, ka shkruar Henrik Sirko në “Facebook”.

Sirko është rikthyer në Kroaci dhe i është bashkuar klubit të vendlindjes, KK Sibenik.

Ai në 24 paraqitje në Superligë me Pejën ka qenë pikëshënuesi i pestë në ekip me 18.0 pikë, 8.7 kërcime (lider i kërcimeve të Peja), 3.7 asistime dhe 1.5 vjedhje topash për ndeshje.

Shirko ndihmoi Pejën në fitimin e Kupës së Kosovës ku edhe u zgjodh si MVP. Ndërsa në Ligën Ballkanike me Pejën ka pasur një paraqitje prej 16.7 pikë, 8.8 kërcime dhe 2.4 asistime për ndeshje

Share.