Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Liverpooli ka njoftuar për transferimin e Wataru Endos nga VfB Stuttgart.

Endo ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin, dhe bëhet transferimi i tretë i kësaj vere i gjigantit anglez

Endo kaloi me sukses testet mjekësore te “Të Kuqtë”. Mesfushori japonez do të mbajë numrin 3 në fanellën e tij te Liverpooli.

“Jam shumë i lumtur momentalisht dhe jam shumë i lumtur që i bashkohem një klubi të madh si Liverpooli. Është një ndjenjë fantastike dhe kjo është ëndrra ime. Gjithmonë kam ëndërruar të luajë në Premier Ligë dhe me njërin prej klubeve më të mira në botë. Është një ëndërr e bërë realitet”, tha Endo.

Endo kalon te Liverpooli pas katër sezonesh me Stuttgartin, ku bëri 133 paraqitje dhe shënoi 15 gola pasi u transferua në Gjermani në 2019, fillimisht në formë huazimi.

/TV Malisheva

Share.