Gerhard Progni do të jetë pjesë e Llapit për sezonin 2022/23.
Kjo u bë e ditur sot nga vet klubi llapjan përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
Progni ishte top-golashënuesi i Superligës në edicionin e kaluar, duke udhëhequr Gjilanin drejt kualifikimit në garat evropiane.
Progni te Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.

Progni ishte në bisedime me Prishtinën, por duket se në fund, Llapi u tregua më vendimtar. /TV Malisheva