Malisheva ka njoftuar se ka bërë goditje të dyfishtë, duke transferuar Fidan Gërbeshin dhe Labinot Ibrahimin, si përforcimet e tyre më të reja për afatin e janarit.

Klubi nga Superliga e Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, fillimisht konfirmoi transferimin e Ibrahimit që në të kaluarën ka luajtur për Prishtinën pastaj ka luajtur për Partizanin e Tiranës, është rikthyer përsëri në Prishtina. Sezonin e fundit luajti në Arbëria.

Më pas bëri të ditur se edhe Gërbeshi që ka luajtur për Ulpianën, Dritën, Feronikelin dhe Arbërinë së fundmi, do të jetë pjesë e tyre.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Malishevës:

Konfirmojmë transferrin e ri të lojtarit Fidan Gërbeshi.

Marrëveshja me Fidanin për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë. Kryesisht luan si qendër mbrojtës. Një qendër mbrojtës i kompletuar, i qëndrueshëm dhe punëtor.

Karrierën e tij si futbollist e filloi me Ka filluar me FC Ulpianën, pastaj luajti për FC Dritën, Feronikelin dhe së fundmi në FC Arbëria. Fidani ka patur një karrierë të bujshme dhe një përvojë mbresëlënëse si në futbollin Kosovar po ashtu edhe evropian./TV Malisheva

 

Share.