Malisheva është duke vazhduar me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.

Drejtuesit e Malishevës së fundmi kanë arritur marrëveshje me mesfushorin, Behar Maliqi, një ndër mesfushorët mbrojtës më të mirë në Superligën e Kosovës, raporton TV Malisheva.

Ai ka luajtur për shume ekipe të mëdha të futbollit të Kosovës e atij të Shqipërisë, si Prishtina, Llapin, Feronikelin KF Partizani etj.

Kujtojmë që Maliqi u largua para disa ditëve nga Feronikeli.

 

Njoftimi i plotë:

Mirë se vjen Behar Maliqi!!!

Behar Maliqi konsiderohet si njëri nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në Superligë. Maliqi vlerësohet për aftësinë e tij për të rifituar topin në mesfushë dhe për të konvertuar shpejt posedimin. Leximi i tij i lojës është konsideruar i jashtëzakonshëm.

Transferimi i tij në FC Malisheva është një nga transferet e duhura duke pasë parasysh përvojën e tij dhe maturitetin që ai sjell në skuadrën tonë.

Karrierën si futbollist Maliqi e filloi me FC Prishtinën e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te KF Partizani për sezonin 2013-2014. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Maliqi rikthehet në Superligë ku nënshkroi me Feronikelin,. Luajti për Llapin përsëri për Prishtinën dhe së fundmi ishte prapë pjesë e FC Feronikelit.

Një përvojë mbresëlënësë si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar dhe kompeticione tjera:

BKT Superliga e Kosovës

Abissnet Superiore

Kupa e Kosovës

Kupa e Shqipërisë

Superkupa e Kosovës

Ne, në klub i urojmë mirëseardhje Maliqit dhe i urojmë suksese të mëtejme.

Para disa orëve klubi nënshkroi kontratë edhe me dy trajnerët Tershani dhe Kadriolli.

Ardhje të reja, Malisheva nënshkruan me trajnerët Tershani dhe Kadriolli

 

Share.