FC Malisheva ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror të kampionatit. Klubi që bën gara në Ligën e Parë, gjithashtu ka prezantuar edhe dy ardhjet e para në afatin kalimtar të janarit.

Fjala është për mbrojtësin Liman Gegaj dhe sulmuesin Isa Eminhaziri, i cili karrierë ka bërë te Rahoveci, Feronikeli, Gjilani, KEK-u dhe së fundmi Liria.

Dy futbollsitët kanë nisur të enjten me përgatitjet, derisa informacioni është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit:

“Sot në stadiumin e qytetit Liman Gegaj në kuader të pergaditjeve per sezonin pranverorskuadres iu bashkangjit Isa Eminhaziri lojtari me përvojë të madhe i cili ka bartur shumë fanela në Kosovë dhe në Shqipëri së fudmi ka bartur fanelen e Kf Lirisë.

Gjithashtu në vendlindje është rikthyer mbrojtësi shtatlartë Granit Gashi i cili ishte pjesë e KF Ramiz Sadikut.

Në ditet në vazhdim do të kompletohemi me transfere të reja, pastaj skuadra do të zhvendoset për fazën e dytë përgaditore në Shqipëri.

Ardhjeve të reja ju urojmë suksese në klubin e qytetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të KF Malishevës.

Malisheva e ka mbyllur vjeshtën në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 26 pikë, dy më pak se lideri Besa.

Share.