Tottenhami përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se Lucas Moura do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata aktuale.

Moura kaloi nga Paris Saint-Germain te Tottenhami në janarin e vitit 2018, dhe bëri debutimin për skuadrën londineze në barazimin 2:2 në Ligën e Kampionëve me Juventusin.

Moura ka arritur të bëjë 219 paraqitje deri tani për Tottenhamin, dhe ka shënuar 38 gola.

/TV Malisheva

 

Share.