Tanimë e konfirmuar edhe nga klubi anglez, ku portieri Neto i bashkohet skuadrës së Bournemouthit nga gjiganti katalunas, Barcelona.
Braziliani 33 vjeçar i bashkohet Bournemouthit si lojtar i lirë, pasi që e pranoi marrëveshjen një vjeçare me skuadrën angleze, përcjell TV Malisheva.
Neto bëhet transferimi i katërt i Bournemouthit këtë verë, pas Joe Rothwell, Ryan Fredericks dhe Marcus Tavernier.
Transferimi i Netos vjen gjithashtu disa ditë pasi që klubi njoftoi zyrtarisht rinovimin e kontratave të lojtarëve kryesorë, Dominic Solanke dhe Lewis Cook.
Neto e filloi karrierën e tij me skuadrën braziliane, Paranaense përpara se të luante 224 ndeshje dhe të mbante 78 herë portën e paprekur për Fiorentinën, Juventusin, Valencian dhe Barcelonën.