Skuadra angleze Chelsea edhe zyrtarisht e ka emëruar trajnerin Mauricio Pochettinon si trajner të ri.

Argjentinasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me londinezët dhe do të fillojë punën më 1 korrik.

Argjentinasi pason anglezin Frank Lampard i cili e drejtoi skuadrën si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit që sapo përfundoi.

51-vjeçari ka disa sezone eksperiencë në Premier Ligë, përveç aventurave në Spanjë dhe Francë. Ai ishte së fundmi në krye të Paris Saint-Germain dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit të Ligue 1 dhe Kupës së Francez.

/TV Malisheva 

Share.