Mesfushori Qëndrim Zyba është futbollisti i radhës që është ndarë me Prishtinën.

21-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me skuadrën “bardhekaltër” dhe ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Ballkani, skuadra e qytetit të tij, Suharekës.

Zyba pjesë e Prishtinës ka qenë që nga viti 2017 ku ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin e Kosovës.

Një herë titullin kampion, dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën e Kosovës janë trofetë e fituara nën fanellën e FC Prishtinës nga Zyba.

Ai gjithsej i ka regjistruar 66 paraqitje me ekipin tonë ndërkohë që i ka realizuar edhe tre gola. /TV Malisheva

Share.