Klubi i futbollit Gjilani ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin Besart Krivanjeva me të cilin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Krivanjeva ishte lojtarë i skuadrës shqiptare Egnatia, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Shkupi dhe Metalurgut në Maqedoninë e Veriut, përcjellë TV Malisheva.
26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës dhe kontrata dy vjeçare me klubin nga Superliga e Kosovës është me mundësi vazhdimi.