Chelsea ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel pas humbjes 1-0 me Dinamon e Zagrebit në Champions League. Lajmin e kanë komunikuar vetë Blutë e Londrës në kanalet zyrtare të klubit.

Gjermani u ul në stolin e Chelsea në 26 janar 2021, duke e drejtuar skuadrën në 99 ndeshje, për mesataren e 2.07 pikë për ndeshje. Në 2021 ai fitoi Champions League me Chelsea. Kujtojmë se pjesë e Chelsea është edhe Armando Broja, sulmuesi shqiptar që rinovoi deri në 2028 me klubin.

Pas 100 ditësh në krye të klubit, pronari i ri Todd Boehly ka marrë vendimin drastik për Tuchel, që këtë sezon nuk ka bërë mirë as në Premier League.

Share.