Massimo Ferrero raportohet se e ka shitur klubin e Sampdorias te shoqëria e udhëhequr nga Gianluca Vialli për 140 milionë euro, transmeton zeri.info
“Il Secolo XIX” raporton se Ferrero e ka bërë të ditur këtë gjë gjatë një takimi me presidentët e klubeve të Serisë A të shtunën.
“E shita Sampdorian për 140 milionë euro”, citohet t’iu ketë thënë Ferrero atyre.
Producenti i filmave kishte qenë në negociata me Viallin për shitjen e klubit.
“Gazzetta dello Sport” kishte raportuar së fundmi se marrëveshja ishte shumë afër finalizimit.