Skuadra e Bournemouthit ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Scot Parker.

Shkarkimi erdhi pas një starti shumë të dobët të sezonit me tri humbje dhe një fitore, duke përfshirë edhe disfatën e thellë ndaj Liverpoolit me rezultat 9-0, përcjellë TV Malisheva.

Klubi ka falenderuar trajnerin për kontributin e dhënë në të mirë të skuadrës deri më tani.

Klubi gjithashtu ka bërë të ditur se Gary O’Neil do ta drejtojë klubin përkohësisht deri në emërimin etrajnerit të ri.

/TV Malisheva

Share.