Cagliari ka njoftuar shkarkimin e Eusebio Di Francescos dhe kthimin e Stefano Capozuccas si drejtor sportiv i klubit, ndërsa Leonardo Semplici është gati të bëhet trajneri i ri i skuadrës nga Sardenja.
Cagliari është i 18-ti në tabelën e Serie A me 15 pikë pas 23 ndeshjeve dhe sot klubi konfirmoi shkarkimin e Di Francescos.
“Cagliari Calcio është ndarë me trajnerin kryesor Eusebio Di Francesco. Gjithashtu klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me ndihmës trajnerin Francesco Calzona, ndihmësit Stefano Romano dhe Giancarlo Marini, trajnerin e fitnesit Nicandro Vizoco dhe psikologun Gianmaria Palumbo, “thuhet në deklaratën e klubit.
“Klubi falënderon të gjithë ata për kontributin e tyre të dhënë me përkushtim të veçantë dhe profesionalizëm.”
Semplici tashmë ka mbërritur në Sardenjë dhe do të emërohet trajner i ri i Cagliarit.
Skuadra rossoblù gjithashtu ka njoftuar kthimin e Capozuccas si drejtorin e tyre sportiv.
“Cagliari Calcio njofton se, me efekt të menjëhershëm, Stefano Capozuccas i është besuar roli i Drejtorit Sportiv të Klubit. Puna e Pierluigi Carta do të vazhdojë brenda Departamentit të Sportit Teknik: ai do të drejtojë koordinimin midis Klubit dhe Zonës Sportive. /TV Malisheva