Skuadra londineze Tottenham Hotspur ka arritur sot ta sigurojë transferimin e tretë në këtë merkato verore.

Pas transferimeve të Ivan Perisic dhe portierit Fraser Forster, krerët e Tottenhamit kanë arritur t’ia sjellin trajnerit Antonio Conte edhe transferimin e tretë këtë verë, ku është bërë zyrtare nënshkrimi me Yves Bissouma.

Bissouma i bashkohet Tottenhamit nga skuadra e Brightonit në një marrëveshje permanente e cila kap shifrën e 29 milionë eurove.

Që prej transferimit nga Lille te skuadra e Brightonit, Bissouma ka arritur të bëjë 123 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

/TV Malisheva

Share.