Arturo Vidal zyrtarisht është transferimi më i ri i Interit.

Këtë lajm e ka bërë publik klubi Italian, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, njofton Insajderi.

“Arturo Vidal është zyrtarisht futbollist i ri i Interit. Mesfushori kilian transferohet në Inter në marrëveshje definitive nga Barcelona”, thuhet në njoftimin e Interit.

Kiliani do të paguhet 6 milionë euro në sezon tek Interi.

Interi këtë edicion synon ta fitojë Serie A, për ta ndalur dominimin gati një dekadash të Juventuesit.

Share.