Klubi i futbollit Burnley ka njoftuar se e ka emëruar Vincent Kompanyn si trajner ekipit të parë.
36-vjeçari vjen në klubin anglez pasi u largua nga Anderlechti, ku kaloi tre vjet. Ai iu bashkua Anderlechtit në vitin 2019 si lojtar-trajner përpara se të merrte kompetencat e plota si trajner në gusht të vitit 2020.
Gjatë sezonit të tij të parë si trajner, Kompany e udhëhoqi klubin në vendin e katërt duke udhëhequr një skuadër shumë të re me moshën mesatare më të re në ligë, përcjellë TV Malisheva.
Sezonin e kaluar Kompany udhëhoqi Anderlechtin në vendin e tretë dhe finalen e Kupës së Belgjikës.
Si lojtar, ai kaloi shtatë vjet si kapiten i kombëtares belge, ku udhëhoqi vendin e tij në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe kapiten i Manchester Cityt në katër tituj të Premierligës, dy Kupa FA dhe katër Kupa të EFL.
Burnley ka rënë në rangun e dytë të futbollit anglez, i njohur si Championship
/TV Malisheva