KB Rahoveci pasi mposhti në fundjavë liderin dhe kampionin aktual të Superligës, Prishtinën, sot ka bërë edhe një goditje.
Skuadra vreshtare ka prezantuar qendrën 208 cm të gjatë, Raheem Johnson.
Më poshtë njoftimi zyrtar i Rahovecit:
Raheem Johnson zbarkon në “Mizahir Isma”
Baksetbollistin të cilin e prezentuam para pak ditësh, tashmë ka arritur në qytetin tonë, aty ku me ndihmën e Ultras Vreshtarëve do të mundohet që ta sjellë titullin në Rahovec.
Kujtojmë, amerikani 28 vjeçar është i gjatë 208 cm, derisa luan në pozitën QENDËR.
Welcome Johnson, wish you all the best with our team. Hopefully you’ll have a great performance in this season, because this is what club and our fans are looking for.