Lyoni do të duhet të luajë pa Xherdan Shaqirin në Skoci. Arsyeja? Ylli i Zvicrës ka marrë vetëm një vaksinë anti-COVID.

Futbollisti nga Kosova nuk do të mundet të hipë në aeroplan për në Skoci në mëngjesin e së mërkurës, kur Lyoni të përballet me kampionin skocez, Rangers Glasgow.

Lyoni përballet me gjigantin skocez në Ligën e Evropës, derisa mungesën e Shaqirit e konfirmon “L’Equipe”.

Klubi francez ka marrë një letër nga Ministria e Sportit, ku thuhet se zviceranët duhet të karantinohen pasi të kthehen nga ishulli.

Kështu, Shaqiri do ta humbiste ndeshjen e së dielës ndaj PSG-s dhe ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Troyesit.

Arsyeja? Shaqiri e ka marrë vetëm një vaksinë anti-COVID – në fund të muajit gusht – pas transferimit nga Liverpooli në Francë.

Antitrupat u gjetën në gjakun e Shaqirit në tetorin e vitit 2020 dhe mund të supozohet se kjo ndodhi për një test pozitiv të futbollistit.

Ndryshe, Shaqiri ka debutuar për mrekulli me Lyonin në fitoren 3:1 ndaj Strasbourgut duke dhuruar një asistim. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107