Dëshmitari Bekim Jashari ka thënë se nëse dy ish-zyrtarët e Aeroportit “Adem Jashari” – Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj – shpallen fajtorë atëherë edhe ai vetë është fajtor.

Këtë deklarim Jashari e ka dhënë të enjten si ish-kryetar i Bordit të Drejtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë periudhës 2008-2015 në rastin ku Nuredini dhe Mehaj po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, duke dëmtuar buxhetin publik prej 1 milion e 937 mijë e 230 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë mendoj se në qoftë se këta dalin fajtorë edhe unë jam fajtor”, ka deklaruar Jashari që ka mbajtur edhe pozitën e kryetarit të Skenderajt nga 2017-2021.

Jashari ka thënë se i ishte dukur absurd procesi gjyqësor nga fillimi derisa kujton kohen kur iu kishte thënë policëve hetues se ndihet keq që nuk iu kishte dhënë mirënjohje stafit menaxhues të asaj kohe për punën që e kanë bërë dhe vështirësitë që i kishin pasur.

Tutje tha se duket e lehtë por kishin pasur jashtëzakonisht vështirësi të mëdha por prapë raportet kishin ardhur pozitive për fakton se kishin funksionuar si familje.

Në fund tha se në ditët e sotme nuk është i angazhuar për familjen e tij sa kishte dhënë në atë kohë me arsyetimin se nuk kishte punuar për rrogë por e kishte pasur obligim moral dhe kombëtar.

Dëshmitari Jashari fillimisht ka thënë se të akuzuarin Nuredini e kishte djalë të hallës, por trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Kujtim Krasniqi e njoftoi se në bazë të ligjit nuk lirohet nga dhënia e dëshmisë.

/TV  Malisheva

Share.