Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja.
Zyrtari amerikan ka njoftuar se ka biseduar në telefon me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës dhe ka deklaruar që tani sipas tij na duhet zbatimi i këtij propozimi për të siguruar siç është shprehur ai përfitime të rëndësishme për të dy vendet.
/TV Malisheva