Ofensiva e fundit e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit ka filluar, tha të hënën një zyrtar i lartë ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia po grumbullon forca të tjera.
Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha në komentet në televizionin kombëtar: “Nga këndvështrimi im, kjo ofensivë e madhe (në Ukrainën lindore) tashmë ka filluar“.
“Duhet të kuptojmë se nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore dhe ne thamë: “Lufta ka filluar“. Ofensiva e madhe de-fakto tashmë ka filluar”.
Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë thënë ditët e fundit se kanë vëzhguar lëvizjen e trupave ruse në Donbas, pas pengesave të mëdha që pati Moska në një përpjekje për të marrë Kievin.
Denysenko tha se pati shpërthime gjatë natës në rajonin e Dnipropetrovsk dhe se granatimet kishin vazhduar edhe në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
/TV Malisheva