Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar në lidhje me sulmin me vezë që i është bërë një ditë më herët kandidatit të LDK-së për Prishtinën.

Përparim Rama, është sulmuar nga persona të panjohur, gjatë një tubimi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Sulmuesit janë dëgjuar duke thirrur “Vetëvendosje”, ndonëse zyrtarisht nuk është konfirmuar se ata janë anëtarë të kësaj partie.

Për Gecajn ka mjaftuar që thirrja e tyre të merret si fakt që ata janë pjesë e VV-së./TV Malisheva

Postimi i plotë:

Ujku qimen [opozitë-pushtet] e ndërron por zakonin [dhunën] s’e harron!
Zogaj: Sulmuesit e mbrëmshëm me ve “vazhdimisht thërrisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje”!
“Old habits die hard”!

Share.