Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti, ka njoftuar se ndër kandidatët e zgjedhur për kryetar komunash, kandidatura për kryetar i është zyrtarizuar edhe atij për degën e kësaj partie në Malishevë, shkruan TV Malisheva.
Lajmin për zyrtarizimin e kandidaturës së tij e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se beson se ai do të jetë fitues i zgjedhjeve në Malishevë. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë
Sot kryesia qendrore e LDK-së në mbledhjen e mbajtur ka caktuar disa kandidatë për disa komuna për kryetar komune, e për komunën e Malishevës nga radhët e LDK-së kryesia qendrore vendosi që unë Bajrush Hoti të jem kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 Tetor.
Falënderoj strukturat degës së LDK-së, kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, Kryetarin e LDK-së z.Lumir Abdixhiku dhe kryesinë qendrore të LDK-së për besimin e dhënë.
Besoj shumë se në bashkëpunim me të gjitha strukturat e degës, anëtarësinë e LDK-së dhe të qytetarëve të komunës së Malishevës do ta fitojmë këtë garë për një ndryshim të madh e të shumë pritur nga qytetarët e komunës së Malishevës.
Me respekt,
I juaji Bajrush Hoti

Share.