Liderët e dy partive, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Shpend Ahmeti i PSD-së, janë takuar për të zyrtarizuar marrëveshjen për koalicion.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Gjatë ditës së sotme Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës.

Siç thuhej në njoftimin e kësaj partie, në arsyetimin e paraqitur nga Haradinaj për koalicion AAK-PSD, thuhet se bashkëpunimi mes forcave politike, në rastin konkret me PSD-në, është një moment më se i domosdoshëm në përpjekjet e krijimit të boshtit të fitores, kjo me qëllim të fuqizimit të Kosovës, përballë sfidave që e presin dhe të forcimit të institucioneve dhe rritjes së përgjegjësisë përballë qytetarëve.

Share.