Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka firmosur zyrtarisht një kontratë të re me klubin bavarez.

Flick ka nënshkruar kontratë me klubin e Bayern Munichut deri në vitin 2023

55-vjeçari u bashkua me Bayernin verën e kaluar si asistent i Niko Kovac, dhe mori përsipër detyrën me bazë të përkohshme në nëntor kur kroati u shkarkua nga klubi i madh gjerman.

Hansi Fick nënshkroi një kontratë të përkohshme deri për fundin e sezonit, por pas 18 fitoreve në 21 ndeshje, drejtuesit e Bayernit janë bindur që ti besojnë për tre vitet e ardhshme.

Share.