Villareali e ka shkarkuar trajnerin Quique Setién pas nisjes së dobët të sezonit më tri humbje dhe një fitore.
“Villarreal dëshiron të njoftojë se trajneri i ekipit të parë, Quique Setién, do të largohet nga klubi. Klubi thekson profesionalizmin dhe angazhimin e tij të madh dhe e vlerëson atë dhe stafin e tij stërvitor për marrjen e përgjegjësisë në një situatë të komplikuar sezonin e kaluar. Nën trajnerin nga Cantabria, skuadra pati një sezon të mrekullueshëm, duke promovuar shumë të rinj nga akademia e të rinjve dhe duke u kualifikuar në UEFA Europa League pasi arriti në vendin e pestë në La Liga.”, thuhet në njoftimin zyrtare të Villarrealit.
Miguel Ángel Tena, do të marrë detyrën e trajneri përkohësisht dhe do të drejtojë seancën e nesërme të planifikuar për në orën 18:30 në terrenin stërvitor José Manuel Llaneza.
/TV Malisheva