Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.

Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm. Lista e basketbollistëve:

  • Divine Myles
  • Valon Bunjaku
  • Dardan Berisha
  • Mikaile Tmusic
  • Edmond Azemi
  • Drilon Hajrizi
  • Erjon Kastrati
  • Gëzim Morina
  • Fisnik Rugova
  • Meriton Ismaili
  • Dardan Kapiti
  • Samir Zekiqi
  • Damir Mulaomeroviq- trajner
  • Bujar Loci – ndihmëstrajner
  • Ilir Selmani – ndihmëstrajner
  • Andin Rashica – ndihmëstrajner

Share.