Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 21 viktima dhe 399 raste të reja me koronavirus nga 3.337 teste të kryera në terren.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Shkup- 197. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1348 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 193.052 raste, prej të cilëve 175.496 janë shëruar, 10.816 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 6740 pacientë.  /TV Malisheva

Share.