Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me COVID 19.

Ky është bilanci që është publikuar para orarit të zakonshëm të IKSHPK-së nga vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në të njëjtën kohë ai njoftoi edhe për kategorizimin e komunave sipas zonave.

Sipas tij, pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdojë, ndërsa kujdesi duhet të rritet.

Share.