Në Spitalin e Gjakovës 46 pacientë janë të hospitalizuar.
Prej tyre 26 pacientë janë të infektuar me COVID-19, 22 po trajtohen me oksigjenoterapi, një me respirator, 2 me CPAP mask si dhe 20 të tjerë pritet të testohen.
Ndërsa, me COVID-19 janë edhe 3 mjekë, 13 infermierë dhe 1 staf tjetër, kështu kanë njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës.
Njoftimi i plotë:
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, date 03.08.2020 ora 8 gjendja është:
46 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
26 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,
20 pacientë pritet të testohen,
22 pacientë me oksigjenoterapi,
2 pacientë CPAP mask
1 pacientë në respirator
Covid pozitiv janë: 3 mjekë 13 infermiere, 1 stafe tjetër/Tv Malisheva