Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore, ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen prej dy javësh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6.425 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 682 persona, pjesa më e madhe në Shkup – 317.

Ndërsa viktimat kanë qenë 32 duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 6.129. Po ashtu janë shëruar edhe 1.031 pacientë, 160.369 të shëruar që nga fillimi i epidemisë. Rastet aktive me COVID janë 14.394. /TV Malisheva

Share.