Bazuar në të dhënat dhe rezultatet e analizave për COVID-19, sot janë shëruar 6 persona dhe janë regjistruar edhe 3 raste të reja me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.
Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 42 raste, ndërsa 3 rastet e reja vijnë sipas këtyre tri vendbanimeve, Turjakë, Senik dhe Banjë.
Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga 14.03.2020 e deri më sot, janë regjistruar 161 raste të prekur me COVID-19, prej tyre 107 janë shëruar, 42 janë raste aktive dhe 12 persona kanë humbur jetën./Tv Malisheva