Sot janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, por njëri prej tyre, dy ditë pas vdekjes.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është rritur në 39, ndërsa numri i të vdekurve në 8 raste.
Këto të dhëna sot janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.
Në Komunën e Malishevës prej fillimit të pandemisë janë 135 raste me COVID-19, prej tyre 88 janë shëruar, 39 raste janë aktive dhe 8 raste kanë përfunduar me vdekje.
Rastet e sotme, të konfirmuara nga IKSHPK, janë një rast në Malishevë, një në Lladrovc, një në Kijevë, një në Llazicë dhe një rast i konfirmuar dy ditë pas vdekjes në Shkozë, njofton Komuna e Malishevë./Tv Malisheva