Kjo e shtunë në Shqipëri ka shënuar një numër rekord viktima nga koronavirusi, me 6 humbje jete të pacientëve me Covid.

Në total numri i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë është 134.

Ndërkohë ISHSH ka ulur numrin e testeve duke kryer vetëm 304 tamponë në 24 orët e fundit nga të cilët 67 kanë rezultuar pozitivë.

Njoftimi i plotë:

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjerët, në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)

Testime totale 38179

Raste pozitive 4637

Raste të shëruara 2637

Raste Aktive 1866

Humbje jete 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 992

Durrës 213

Shkodër 195

Vlorë 97

Lezhë 83

Korçë 65

Fier 58

Elbasan 51

Kukës 42

Berat 31

Dibër 20

Gjirokastër 19./Tv Malisheva

Share.