Shtatë persona të tjerë kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së koronavirusit në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 194 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19, nga 2587 testime të kryera.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 194 qytetarë, prej tyre më së shumti në Tiranë – 107.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74-vjeç.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181.839.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 193.269 raste, prej tyre 181.839 janë shëruar, 8.433 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.997 pacientë.

Share.