Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj në këto zgjedhje ka hyrë kryesisht me emra të rinj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj në këto zgjedhje ka hyrë kryesisht me emra të rinj.

Kandidati për president nga AAK, Haradinaj ka njoftuar se 2/3 e emrave në listën e kësaj partie për herë të parë i hyjnë garës zgjedhore.

Ndër ta, Doktorë Shkence, Specialistë të Mjekësisë, Profesorë Universitar, Juristë e Ekonomistë, Politologë e Sociologë, Arkitektë e Inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora.

“Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore. Kjo ofertë e Aleancës garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, ka theksuar Haradinaj.

Share.