Pas mbledhjes së kryesisë AAK-së, deputeti Gazmend Abrashi tha se ka dakordim të plotë për koalicion mes LDK dhe AAK me mandatat Avdullah Hoti, teksa shtoi se nuk ka as një kufizim ligjor për qeverinë e re, dhe shpejt pritet të votohet në kuvend.
Abrashi tha se kanë siguruar votat për votimin e qeverisë së re.
Katër ministri dhe zëvëndëskryeministrin e parë do t’i takojnë AAK-së.
Emrat: Besnik Tahiri – zëvëndëskryeministër
Meliza Haradinaj – Ministrinë e Punëve të Jashtme
Ramë Lika – Ministër i Arsimit
Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë, dhe
Blerim Kuqi – Ministër i Ekonomisë/ Tv Malisheva