Angelina Jolie vijon të nxisë spekulimet për romancën me The Weeknd kur dolën për darkë të shtunën në Santa Monica.

Nëna e gjashtë fëmijëve dhe këngëtari kanadez, kaluan dy orë e gjysmë brenda një zone private në restorantin luksoz italian Giorgio Baldi, shkruan Daily Mail.

Angelina mbërriti në restorant veçmas nga The Weeknd, por u largua me të pas darkës. Ajo pastaj hipi në pjesën e pasme të SUV-it të zi të Weeknd, ku dyshja vazhduan për në pallatin e tij Bel-Air që ka vlerë 70 milionë dollarë.

Ish-gruaja e Brad Pitt u pa e veshur me një pallto të zezë që përputheshin dhe një çantë Yves Saint Laurent.

Weeknd ishte veshur me një xhaketë të zezë, xhinse të ngushta dhe çizme.

Giorgio Baldi ishte gjithashtu vendi ku çifti u shfaqën për herë të parë publikisht më 30 qershor.

Më 10 korrik, Jolie dhe Weeknd u fotografuan të dy duke ndjekur të njëjtin koncert privat në Los Anxhelos.

Aktorja 46-vjeçare u paraqit për divorc nga burri i saj i tretë, Brad Pitt në vitin 2016, ndërsa këngëtari 31-vjeçar më parë kishte romancë me Selena Gomez dhe Bella Hadid. /TV Malisheva

Share.