Njësia e Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arrestuar sot një person nga Ferizaj, me inicialet K.S., i moshës 30-vjeç.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./TV Malisheva

Share.