Transfereve të datës 29.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus, ATK njofton se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale.
Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:
Lloji i tatimit/kontributi formulari | Shkurtesa | Periudha | Afati i deklarimit | Afati i pagesës |
Pasqyrë e mbajtjes në burim dhe pagimit të tatimit | WM | 03/2020 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Pasqyra e kontributeve për pension dhe formulari i pagesës | CM | 03/2020 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Pasqyra e mbajtjes në burim dhe pagesës së interesit, të drejtës pronësore, qirasë, fitoreve në lotari dhe personin jo-rezident | WR | 03/2020 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Formulari I deklarimit dhe pagesës së TVSH-së | TV | 02/2020; 03/2020 dhe 04/2020 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura Personale | PD | 2019 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura të Korporatave | CD | 2019 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Deklarata vjetore për Ortakëritë | DO | 2019 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Kërkesa për Rimbursim/Kthim | TV | 02/2020; 03/2020 dhe 04/2020 | (afati për vendosje)15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale | IL | TM1/2020 | 15 Maj 2020 | 30 Qershor 2020 |
Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha | QL | TM1/2020 | 15 Maj 2020 | 30 Qershor 2020 |
Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale | IS | TM1/2020 | 15 Maj 2020 | 30 Qershor 2020 |
Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e vogla | QS | TM1/2020 | 15 Maj 2020 | 30 Qershor 2020 |
Raportimi i Librit të Blerjes dhe Shitjes | 02/2020; 03/2020 dhe 04/2020 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 | |
Raportimi i transaksioneve mbi 500€ | 2019 | 15 Maj 2020 | 15 Maj 2020 |
Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë Njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.
Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 15.05.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me rimbursimet.
Të gjithë tatimpaguesit të cilët në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për këto lloje tatimesh, Administrata Tatimore mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë e shkaktuar si pasojë e COVID-19.
ATK inkurajon tatimpaguesit që nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor/TVMalisheva