Kampioni i La Liga Atletico Madridi do ta fillojë sot rrugëtimin drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet si vendase në stadiumin “Wanda Metropolitano” kundër skuadrës portugeze Porto.
Skuadra e Diego Simeones rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja 2:1 kundër Espanyol në La Ligan spanjolle, ndërsa Porto në xhiron e fundit barazoi 1:1 me kampionin e Premier Ligës portugeze, Sporting Lisbonën.
Të dyja këto skuadra kanë zhvilluar së bashku gjashtë ndeshje, ku dy fitore ka regjistruar Atletico, aq sa edhe Porto, ndërsa në dy ndeshje janë ndarë me barazim.
Sa i përket mungesave të lojtarëve, tek Atletico do të mungojë mbrojtësi Stefan Savic, ndërsa te Porto nuk do të paraqitet portieri Agustin Marchesin.
Formacionet e mundshme:
Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Gimenez, Felipe, Hermoso; Trippier, Koke, Llorente, Lemar, Carrasco; Suarez, Griezmann
Porto (4-4-2): Costa; Mario, Mbemba, Pepe, Marcano; Otavio, Uribe, Oliveira, Diaz; Corona, Taremi
Grupi B
21:00 Atletico Madrid – Porto (Stadiumi Wanda Metropolitano) /TV Malisheva