Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e pagave, duke pohuar se në këtë situatë protestat dhe grevat vetëm s’mund të zgjidhin një situatë juridike, e cila ka kaluar në duart e Gjykatës Kushtetuese.

“Vetëm duhet të kërkojmë që Gjykata Kushtetuese duhet sa më shpejtë të marrë vendim meritor për Ligjin e Pagave dhe të procedohet tutje bazuar në vendimin përfundimtar”, tha ajo.

Postimi i Bajrmait në Facebook:

Grevat nuk zgjidhin asnjë problem përballë një situate kur Gjykata Kushtetuese do të bëjë interpretimin nëse Ligji i Pagave ka shkelur të drejtat e njeriut dhe barazinë para ligjit. Gjithë ky kaos është i qëllimshëm dhe s’është faji i Gjykatës Kushtetuese por i Qeverisë në ikje, e cila i ka favorizuar vetëm disa kategori të punësuarish në sektorin publik. Në këtë situatë kur protestat dhe grevat vetëm s’mund të zgjidhin një situatë juridike e cila ka kaluar në duart e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, me sindikata duhet të bisedohet dhe të sqarohet se çfarëdo proteste dhe grevat nuk zgjidhin problemin në raport me Gjykatën Kushtetuese. Vetëm duhet të kërkojmë që Gjykata Kushtetuese duhet sa më shpejtë të marrë vendim meritor për Ligjin e Pagave dhe të procedohet tutje bazuar në vendimin përfundimtar. Qeveria dhe Parlamenti i ri duhet të bëhen gati për të sanuar dëmet që i ka shkaktuar PAN me keqqeveris jen dhe mungesën e kompetencës. Ligji i Pagave dhe loja me kategori të caktuara të shoqërisë shpërfaq më së miri nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve tjera dhe dërgimin e PAN-it në opozitë për dy mandate. Tetë vjet s’do të mjaftojnë për të kthyer normalitetin nga Qeveria e PAN-it ku vendimet janë marrë sikur Shteti të ishte plaçkë.

Hykmete N. Bajrami,

Deputete

Share.