Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është krijuar një ekip që e donë shtetin, kujdesen për taksat që i takojnë shtetit të mbledhin, dhe bizneset trajtohen të barabarta, pa asnjë preferencë.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite në ATK, ku tha se së shpejti pritet të dalin me një raport përfundimtar për statistikat zyrtare për dëmet në ekonomi dhe numrin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës.

Kryeministri Hoti tha se pandemia e COVID-19 ka ndikuar në rënien e qarkullimit 1.2 miliardë euro dhe në mbledhjen e tatimeve.

Megjithatë, ai ofroi mbështetje për këtë ATK-në dhe kompanitë, i cili theksoi me këtë rast janë duke punuar intensivisht për zbatimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Hoti: Me Ligjin për rimëkëmbje të kompensohen sa më parë bizneset e prekura nga pandemia

“Për neve është e rëndësishme që sa më parë t’i ndihmojmë bizneset për të kompensuar ndikimin negative që kanë pasur si rezultat i pandemisë. Rënie e konsiderueshme në qarkullim dhe rrjedhimisht pastaj rënia e të hyrave tatimore, si dhe akumulim i borxheve. Në jemi munduar që gjatë kësaj periudhe edhe me pakon e rimëkëmbjes ekonomike gjatë këtij viti, tash edhe me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike që të kompensojmë maksimalisht për aq sa është e mundur bizneset nga ndikimi negativ I kësaj pandemie. Është krijuar një ekip në ATK që e donë shtetin dhe që punojnë sipas Ligjit, të cilët kujdesen për taksat që i takojnë shtetit të mbledhjen. Bizneset të trajtohen të barabarta, pa asnjë preferencë”, theksoi Hoti.

Me tej, ai tha se kjo Qeveri tashmë ka nis procedurat për hartimin e pakos së re për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti: Pako e re fiskale finalizohet në javët e para të muajit janar

“Unë tanimë kam formuar një Grup punues në kuadër Zyrës së Kryeministrit për të përgatitur pakon e re fiskale e cila duhet të finalizohet në javët e para të muajit janar. Në bazë të diskutimeve që kemi pasur me komunitetin e biznesit kemi pranuar plotë propozime të cilat janë duke u sistemuar për ta dalë me masa të reja të politikave fiskale në janar të vitit 2021”, tha ai.

Zëvendësuesi i drejtorit të ATK-së, Ekrem Hysenaj fillimisht tregoi se janë të përgatitur për zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa tha se të hyrat janar-nëntor janë 426 milionë euro ose 39 milionë euro më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar ose 77 milionë euro më pak se plani fillestar për mars-nëntor. Teksa tha se rënia e qarkullimit të bizneseve është rreth 1.2 miliardë euro.

Hysenaj: Rreth 77 milionë euro më pak të hyra sivjet

“Ndikimi i pandemisë direkt në të hyra për vitin 2020 ka qenë 74. 3 milionë euro në periudhën mars-nëntor të këtij viti. Kurse për periudhën komplet I kemi rreth 77 milionë apo 19 përqind më pak se plani fillestar për mars-nëntor. Ndërsa, tek pjesa e qarkullimit, ndikimi i pandemisë ka ndikuar në rënie në qarkullim. Nga marsi deri në tetor kemi një rënie të qarkullimit për afër 1.2 miliard euro, krahasuar me periudhën e njëjtë vitit të kaluar”, theksoi Hysenaj.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se ky vit ka qenë vit i vështirë dhe sfidues për të hyrat buxhetore dhe për bizneset, teksa shtoi se me ligjin për rimëkëmbje ekonomike do të mbështeten punëtorët dhe kompanitë.

Bajrami: Bizneset t’i shlyejnë borxhet, në mënyrën që të përfitojnë nga masa për lirimin e interesit

“Zyrtarë të ATK-së kanë pasur obligim të mbledhin borxhe, në anën tjetër kemi pasur biznese të cilat për një periudhë të caktuar kanë qenë komplet të mbyllura, e më vonë me orare të reduktuara që ka vështirësuar shumë punën. Rënia e qarkullimit ndikon drejtpërdrejt në të hyrat e tyre… Ka ende mijëra përfitues të cilët për mungesë të të dhënave të sakta, sot e kësaj dite ne nuk kemi pasur mundësi t’iu ofrojmë mbështetjen. Në anën tjetër ftoj bizneset që edhe në këto pak ditë sa kanë mbetur këtë vit, për të paguar obligimet e tyre ndaj ATK-së në mënyrë që të përfitojnë nga masa për lirimin e interesit në qoftë se borxhet paguhen deri më 31 dhjetor të këtij viti”, tha ajo.

Sa i përket përzgjedhjes së drejtorit të ri në ATK, kryeministri Hoti tha se së shpejti pritet të hapet konkursi këtë pozitë.

Share.